Edhe Kosova në punëtorinë kundër korrupsion në Trieste

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 13:47 | Nga

Në kuadër të aktiviteteve të procesit të “Samitit të Berlinit” për Vendet e Ballkanit Perëndimor organizuar në Trieste të Italisë më datën 12 Korrik 2017, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, në emër të Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka qenë i ftuar të marrë pjesë në punëtorinë e organizuar në fushën Kundër Korrupsonit, njofton AKK.

Punëtoria është organizuar nga Autoriteti Kombëtarë Italian Kundër Korrupsionit si pjesë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Në këtë punëtori përfaqësuesit e Agjencive Kundër Korrupsionit të vendeve të Ballkanit Perendimor prezantuan mandatin dhe kompetencat e Agjencive të tyre si dhe sfidat të cilat përballen në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në vendet e rajonit.

Në fund, pjesëmarrësit u pajtuan që të bashkëpunojnë në të ardhmen me qëllim të luftimit sa më të mirë të dukurisë së korrupsionit.

Në fund, Havolli mbajti një takim ndaras me homologun e tij,Raffaele Cantone, kryetari i Autoritetit Kombëtarë Kundër Korrupsionit të Italisë.

Me Cantone u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertëve në fushën e kundër korrupsionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme