Edhe Mihrije Berisha po lufton për të drejtën e saj në pronë

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 19:33 | Nga

Mihrije Berishës iu vra bashkëshorti, Jashar Berisha, nga forcat serbe më 1999. Tashmë 69 vjeçare, thotë se është trashëgimtare e pronës dhe shtëpisë ku jeton.

Mihrije Berisha thotë se e drejta e pronës po i mohohet nga dy vëllezërit e ish-bashkëshortit të saj, Miftar dhe Eqrem Berisha, raporton KTV.

Për këtë ajo ka paditur kunetërit e saj, Miftarin e Eqremin në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë.

Përkrahje për të drejtën e pronës i ka dhënë vëllai tjetër i ish-bashkëshortit të saj, i cili ka hequr dorë nga trashëgimia e kësaj prone.

Pas padisë së bërë, u mbajt seancë në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë. Në këtë seancë, avokati Naim Qelaj ka thënë se prona dhe shtëpia i takojnë Mirije Berishës.

Ndërsa, i padituri Eqrem Berisha pretendon të jetë trashëgimtar i pronës dhe shtëpisë së Mirije Berishës.

Mirije Berisha zotohet se këtë përballje ligjore me kunetërit e saj do ta çojë deri në fund, derisa të bëhet trashëgimtare e pronës dhe shtëpisë, të cilën e ka ndërtuar së bashku me ish-bashkëshortin e saj të vrarë.

Po për të njëjtën arsye, kjo gjykatë i ka dhënë trashëgiminë e gjysmës së shtëpisë Shyhrete Berishës, e cila fillimisht ishte penguar nga kunati i saj ta shfrytëzonte atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme