Edhe nesër vapë, të dielën shi

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 22:15 | Nga

Mot me diell dhe vapë do të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme, kurse gjatë ditës së diel do të mbajë mot më vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ky është parashikimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17- 19 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius”.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit herë –herë me vrull shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 16m/s, parashikon IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme