Edhe rrugët malore, të hapura për qarkullim

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 18:19 | Nga

Ministria e Infrastrukturës (MI) njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe rrugët në pjesët e thella malore mbeten të hapura për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem edhe në rrugët afër Qendrave e Skijimit.

“Menaxherët rajonalë janë duke monitoruar gjendjen e të gjitha rrugëve, ndërsa ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë të gjendje gatishmërie për të mundësuar funksionimin e komunikacionit pa probleme”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Ministria e Infrastrukturës thotë se së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në komunat e Kosovës janë duke bashkëpunuar për të rritur sigurinë në rrugë.

“Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, duke respektuar Ligjin dhe duke qenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit”, thekson komunikata e MI-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme