Edukimi për sigurinë në trafik, fëmijët “bëhen policë”

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 11:24 | Nga

Nxënës të klasës së katër të shkollës fillore “Asim Vokshi” të Prishtinës mbajtën një aktivitet ku shoqëruan Policinë e Kosovës gjatë patrullimit, njofton Klan Kosova.

Fëmijët u shprehën mjaft të lumtur që patën mundësinë të jenë në rolin e policit për disa orë ndërsa mësuesja e kësaj klase tha se gjithë organizimi ka të bëjë me edukimin e fëmijëve për sigurinë në rrugë, dhe për rolin e policisë në trafik.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës u tha se janë të gatshëm çdo herë të bashkëpunojnë për kësi aktivitete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme