Elena Kocaqi: Nuk guxojmë të mbesim peng e historisë së shtrembëruar, e vërteta duhet thënë

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 16:13 | Nga

Elena Kocaqi një studiuese e jashtëzakonshme, një eksperte e fushave të ndryshme historike, filozofike, sociale, pedagogjike, për pak ditë u bë top lajm në të gjitha mediat shqiptare online dhe të shkruara. Ajo në fakt bëri bujë dhe zgjoi kureshtjen edhe të medieve më ekstreme në Greqi. Po kush është Elena Kocaqi, profesoresha e Tiranës dhe e Durrësit, e që ka të përfunduar drejtimet për drejtësi dhe histori e shkenca politike. Pse ajo me shumë kënaqësi e kompetencë flet për shqiptarët në Greqi, pse sipas saj duhet të ruhet ky trung dhe të avancohet dhe pse në asnjë rrethanë nuk duhet të heshtin studiuesit e politikanët shqiptarë. Lexojeni rrëfimin e Elena Kocaqit dhe mësoni se pse ajo flet aq hapur dhe me guxim të madh intelektual e kombëtar për zhvillimet historike në raport me Greqinë.

“Cila Greqi? Nuk ka grek, të gjithë janë shqiptar që ju vjen turp ta thonë..”. Kjo ishte deklarata “bombë” e studiueses dhe historianes Elena Kocaqi, e thënë para pak ditësh në një studio televizive në Tiranë, por që shpejt u bë lajm pothuajse ndërkombëtar, raporton rajonipress.

Deklarata e Elena Kocaqit u përhap dhe depërtoi edhe tek mediat greke me orientime ekstreme, por që cituan Elena Kocaqin, në origjinale.

Po çfarë thotë Elena Kocaqi pas këtij sensibilizimi mediatik dhe pse ajo mendon se ky problem nuk guxon të shmanget. “Ne nuk kemi nevojë ta shmangim një të vërtetë të madhe. E vërteta është e dobishme pasi do t`i japi fund të gjitha mosmarrëveshjeve midis dy vendeve tona që janë ndarë dhe përçarë nga disa Fuqi të Mëdha për interesat e tyre. Të dy popujt tanë të shkëlqyer që i lidh gjaku, kultura dhe historia, duhet që këtej e tutje të gjejnë mjetet për tu afruar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet 200 vjeçare të krijuara artificialisht nga politika. Mjaft më, ne nuk mund tu lemë fëmijëve tanë konflikte artificiale, ato duhen zgjidhur dhe për këtë shërben e vërteta. Dua të sqaroj se kam thënë që popullsia autoktone e Greqisë që janë Arvanitet, Epirotët( Çamët) dhe Maqedonët ortodoks, janë të trungut Shqiptar që përbëjnë edhe shumicën e popullsisë së Greqisë dhe janë pasardhës të popullsisë së vjetër Pellazgo-Ilire. Ndërsa në Greqi ka edhe minoritet Vlleh, por edhe Turq ortodoks të ardhur në 1923 si dhe Ruso-pont” thotë për rajonipress, Kocaqi.

Kocaqi është edhe më e prerë kur flet për shqiptarët në Greqi. “Ne duhet ta ruajmë gjuhen dhe kulturën e Shqiptarëve të Greqisë që janë kryesisht Arvanit, Çam, Shqiptar të Maqedonisë antike dhe Shqiptar të Shqipërisë. Ne kemi fshatra të tëra në Greqi që kanë edhe emrat shqip, që flasin shqip në shtëpi dhe nuk lejohet të lëvrojnë gjuhen e tyre në publik dhe as ta mësojnë atë në shkollë, që është e drejtë themelore e Njeriut. Arvanitët dhe gjuha e tyre janë ura lidhëse midis antikitetit dhe epokës moderne. Vetëm me anën e gjuhës së arvaniteve si gjuha e pellazgëve, mund të pretendohet vazhdimësia e antikitetit, pasi gjuha Koine Greke ka qenë gjuhë teknike, që ju vendos popullsisë të shtetit të ri Grek, vetëm në shekullin e XIX. Greqia ka detyrimin të respektoj të Drejtat e Njeriut, të vendosura me ligj Ndërkombëtar.” shprehet Elena Kocaqi.

Elena Kocaqi e cila merret intensivisht me çështjet historike dhe trajton ato në mënyrë profesionale e të argumentuar thotë se kjo e vërtetë nuk ka asnjë arsye të shmanget apo të mbetet peng e së kaluarës. “Historia ka nevojë për shpjegime dhe argumente të thella shkencore ne baze te fakteve. Do të mundohem që këtë problem ta shtroj para historianëve shqiptarë, atyre në Ballkan e më gjerë. Do të jem gjithmonë në shërbim të së vërtetës dhe në shërbim të kërkesave të drejta dhe reale të shqiptarëve kudo që ndodhen përtej hapësirave shqiptare.” shprehet Kocaqi.

Po kush është Elena Kocaqi?

Ajo është studiuese e disa drejtimeve dhe është profesoreshë në Tiranë e Durrës. Lexoni pak biografi nga pjesa e saj studimore dhe akademike.

Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë si dhe Shkenca Politike po pranë këtij Universiteti. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Doktoraturë për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Është profesoreshë prej 12 viteve në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Departamentin e Administrimit Publikë. Është avokate pranë dhomës së avokatisë në Tiranë. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar disa libra dhe artikuj shkencor dhe ka marr pjesë në shumë konferenca vendore e ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme