“Elita” realizon fushatën vetëdijesuese për sigurinë në komunikacion

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Elita” ka bërë shpërndarjen e fletëpalosjeve në sheshin “Ibrahim Rugova” në kuadër të aktiviteteve të javës së katërt për siguri globale rrugore të Kombeve të Bashkuar.

Këtë herë kjo fushatë ka bartur mesazhin për maturantët nga të cilët u kërkua që të kenë kujdes gjatë festimit të mbrëmjes së maturës.

Ngase siç dihet ka raste jo të rralla kur maturantët kanë pësuar në aksidente në komunikacionin rrugor.

Burim Krasniqi përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës tha për Ekonomia Online se në bashkëpunim me institucionet relevante kanë ndërmarrë këtë fushatë vetëdijesuese për sigurinë në trafik, sidomos tek moshat e reja, duke përfshirë edhe maturantët, të cilët gjatë festimit të natës së veçantë ka ndodhur shpesh që të pësojnë edhe me aksidente fatale.

Të ngjashme