Emisari gjerman balon i Vuçiqit, ambasadori Ditman mohon raportimet

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 14:50 | Nga

Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Ditman ka thënë se Gjermania e mbështetë takimin e së dielës ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.

Ditman në një konferencë të titulluar “Mesazhe nga Ballkani Perëndimor” ka thënë se Serbia veç Kosovës, duhet të merret edhe me reformat dhe sundimin e ligjit.

“Për BE-në janë shumë të rëndësishme raportet mes fqinjëve, prandaj normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm”, tha Ditman, transmeton lajmi.net

Ditman gjitahshtu mohoi raportimet e mediave serbe, se Gjermania do të dërgojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi, si zëvëndësuese e Federica Mogherinit.

“Nuk është e vërtetë që Gjermania dëshiron ta zëvendësojë përfaqësuesen e BE-së, Federica Moherinin. Ajo është person i rëndësishëm në BE”, tha Ditman.

Mediat serbe ditë më parë gjithashtu raportuan se në dialog do të përfshihen Amerika dhe Rusia.

Deri më tani këto kanë mbetur vetëm spekulime pasi nuk ka pasur diçka konkrete.

Të ngjashme