Të rinjtë shqiptarë shpenzojnë më shumë në kafene sesa libra

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 13:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Aleanca Kosova e Re (AKR) ka organizuar një konferencë me ekspertë te politikave rinore dhe përfaqësues të shoqërisë civile me temën “Rinia – forcë për progres politik, ekonomik e social”.

Sociologia nga Shqipëria, Entela Binjaku, tha se me trishtim flet për problemet që i kanë takuar rinisë më herët por edhe sot.

“Në Shqipëri rinia është shume e pakënaqur me ‘staus-quonë’. Vetëm 1 në 5 të rinj punojnë në Shqipëri. Ka probleme që lidhen me papunësinë, e shumë sfida të tjera, kur jetojmë në një kohë që rinisë i kërkohen gjëra si të jenë më të guximshëm dhe më aktivë”, tha ajo.

Binjaku theksoi se sipas një studimi, të rinjtë shqiptarë shpenzojnë më shumë në kafene dhe rroba, sesa në ushqim kulturor, siç janë librat.

Korab Sejdiu, zyrtar i AKR-së, tha se Kosova ka pasur fatin e keq që nuk ka pasur një Qeveri që di ta shfrytëzojë potencialin e rinisë.

“Ju duhet bëni presion për ndryshime për të rinj nëse dëshironi t’i kaloni këto politika. Nuk po i shfrytëzoni veglat e kohës që janë sot për të bërë ndryshime e jo të mbeteni si barrë. Duhet punuar dhe t’i shfrytëzojmë të drejtat e kohës të dalim nga kjo letargji, sepse rinia nuk po shfrytëzohet”, tha ai.

Drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, ka thënë se mungesa e ligjeve për të rinj e margjinalizon aktivitetin e të rinjve.

“AKR-ja i jep hapësirë të mjaftueshme të rinjve edhe në vendimmarrje. Drejtoria e Kulturës ka emëruar politika për të dërguar aktivitetet e të rinjve ku duhet. Ne jemi të interesuar t’i përkrahim projektet e të rinjve me fonde të veçanta”, tha ai.

unnamed (1)

Të ngjashme