Erion Veliaj merr çmimin për demokraci lokale nga KLGI-ja

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 10:49 | Nga

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), përmes një ceremonie sot do t’i ndajë “Çmimin për Demokraci Lokale”, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Pas ndarjes së “Çmimit për Demokraci Lokale” kryebashkiaku i Tiranës Veliaj do të jetë folësi kryesor i ngjarjes.

Në këtë ngjarje përveç ceremonisë së ndarjes së çmimit, instituti KLGI do të prezantojë hapësirat multi-funksionale të trajnimeve dhe programet e reja në fushën e qeverisjes lokale.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni përveç kryebashkiakut Veliaj, do të jenë kryetar komunash, përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal, misionet diplomatike, rrjeti alumni i instituti KLGI, organizata vendore dhe ndërkombëtare, donatorë, studentë dhe mysafirë tjerë të nderit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme