“Eskobari i Ballkanit”, lidhjet me politikën dhe hetimet e DEA-s amerikane

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 09:32 | Nga

Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) ka asistuar policitë ballkanike në identifikimin e këtij grupi që çonte drogë në Perëndim në një biznes që llogaritej shumë milionë euro në vi.

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transporteve, Klement Balili ishte vetëm një hallkë e këtij zinxhiri të madh, por ai përshkruhet nga mediat fqinje si njeri i besuar i qeverisë shqiptare dhe me lidhje të forta politike.

Në një shkrim me titull “Droga, gjuetia e madhe në Evropë për ‘Eskobarin e Ballkanit’”, e përditshmja italiane “Corriere della Sera” e cilëson 44-vjeç-arin shqiptar si një menaxher shteti. “Mbi 7 tonë marijuanë e sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos, ku çmimi i drogës rritet 700-800 euro për kg.

Në krye të organizatës të kësaj ngarkese droge e të dhjetëra të tjerave ka një të dyshuar, i pagëzuar si ‘Eskobari i Ballkanit’ dhe i kërkuar në gjysmën e Europës. Kelmend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare”, shkruan gazeta. “Corriere della Sera”.

Nga ana tjetër, ‘CNN’ në gjuhën greke ka shkruar se Klement Balili ishte një person me lidhje të forta politike dhe prandaj policia druhej të vepronte kundër tij. ‘CNN’ grek shkruan se, “sipas burimeve të tyre, gjatë takimit tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare, një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë për kreun e kartelit të drogës (sipas autoriteteve greke është Klement Balili), se këtu në Shqipëri nuk mundim ta prekim këtë njeri, veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”. ‘CNN’ shkruan se në sajë të dosjes hetimore, ky person është financuesi i kartelit dhe ai që organizonte në Shqipëri ngarkesat e drogës.(Gazeta Shqiptare).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme