Familja kosovare refuzon dëbimin nga Franca

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 20:04 | Nga

Familja kosovare Abedini, e cila e la Kosovën në vitin 2013, jeton në qytetin Lisieux në Francë, por do t’i duhet ta lë territorin francez në 13 korrik të vitit 2017. Megjithatë, mobilizimi për të mbështetur qëndrimin e tyre, është i madh.

Familja kosovare e cila shkoi në Francë katër vjet më parë, ka pranuar një letër nga Komuna e Lisieux më 17 qershor të këtij viti: ata janë të obliguar që ta lënë territorin francez, më 13 korrik të këtij viti.

Familja Abedini vjen nga komuniteti goran i Kosovës.

Kryefamiljari i kësaj familje vuan nga një sëmundje e rëndë e gjakut dhe i duhet një trajtim i veçantë në transfuzionin e gjakut.

“Ai nuk mund të marrë trajtim në Kosovë, është e pamundur që ai të marrë trajtim në Kosovë”, thotë njëri nga doktorët në Spitalin e Lisieux, raporton mediumi francez Actu.fr

Ndërsa, siç shkruan Insajderi, familja Abedini është integruar mirë në shoqërinë franceze.

“Franca është shteti jonë”, thotë Elvedini, kryefamiljari i familjes kosovare.

Elvedin Abedini thotë se fëmijët e tij, Ena 3-vjeçare dhe Darisi 8-vjeçar, kanë lindur në Francë dhe nuk kanë lidhje me Kosovën.

“Franca është shteti jonë”, thotë Elvedini, kryefamiljari i familjes kosovare.

Elvedin Abedini thotë se fëmijët e tij, Ena 3-vjeçare dhe Darisi 8-vjeçar, kanë lindur në Francë dhe nuk kanë lidhje me Kosovën.

Për ta mbajtur familjen kosovare në Francë, është hapur edhe një peticion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme