Familjarët e të pagjeturve të zhgënjyer në Qeverinë dhe BE-në

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 12:16 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare kanë bërë homazhe dhe vendosen lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur.

Bajram Qerkini, kryetari i Këshillit Kordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukurve, tha se puna nuk po bëhet seriozisht as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët.

“Ne familjarët jemi të zhgënjyer, të prekur që nga 6 marsi e deri më sot pak kush ka fjetut tu mendu se do të zbardhët fati i të pagjeturve, do të hulumtohet këtu aty, kurse serioziteti i politikës edhe të brendshme edhe të jashtme edhe të ndërkombëtarëve nuk është në nivelin e duhur”, u shpreh Qerkini.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se pas 18 vjetësh ankthi, ende nuk dihet se ku e kanë vendndodhjen e tyre trupat e 1 660 personave.

“Mbetët edhe më tutje obligim detyrë, përgjegjësi prioritet i institucioneve kompetente për të punuar në ndriçimin e personave të pa gjetur për të kërkuar të gjitha rrugët e mundshme që të detyrojmë ata të cilët kanë informacione në veçanti adresën për t`i kërkuar të pa gjeturit është Serbia, Beogradi zyrtar, sepse ende jo vetëm se besojmë, por kemi edhe argumente dhe dëshmi se ata kanë të dhëna informacione se ku është vendndodhja e tyre”, tha ai.

Nënkryetari i këtij këshilli Haki Kasumi apeloi edhe njëherë tek institucionet që të angazhohen më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu kërkuan nga Bashkësia Ndërkombëtare që ta detyrojnë Serbinë të zbardhë fatin e të pagjeturve.

“Ndërkombëtarët duhet të bëjnë trysni në autoritetet e Beogradit që të hapin arkivat dhe të tregojnë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Kërkesë e jona është edhe plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Persona të Zhdukur, të ndërtohet Memoriali Qendror për të pagjeturit dhe të bëhet zgjedhja për rrobat artefaktet”, tha ai.

Kujtojmë se ende nuk dihet asgjë për fatin e 1660 personave të cilët u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme