Filloi fushata e regjistrimit të diasporës

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 12:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës sot ka filluar me fushatën për promovimin e regjistrimit e diasporës. Me anë të kësaj fushate, Qeveria e Kosovës synon të afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Fushata do të zgjasë dy muaj me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ministri i diasporës, Valon Murati, duke treguar qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fushate, theksoi se vetëm gjatë muajve të verës së vitit të kaluar janë regjistruar mbi 200 mijë bashkatdhetarë.

Ai shtoi se sivjet mbi 200 regjistrues anë e kënd Kosovës do të jenë në shërbimin e bashkatdhetarëve për t’ua mundësuar regjistrimin, raporton EkonomiaOnline.

“Unë shpresoj se ju do t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit, sepse ju jeni pjesë e atdheut. Procesi i regjistrimit është i rëndësishëm sepse përveç që ne do të dimë për numrin dhe shtrirjen e bashkatdhetarëve tanë, ne do të dimë edhe për strukturën e familjes sonë në diasporë, shkollimin, profesionet, shoqatat dhe bizneset dhe si rrjedhojë do të jemi më të përgatitur si shtet të ndërtojmë politika të duhura në raport me diasporën tonë”, theksoi Murati.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, theksoi se kjo fushatë është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, sepse nuk është e nevojshëm të dihet vetëm numri i diasporës që përmes regjistrit të krijojnë mekanizma që do t’u lehtësojnë bashkatdhetarëve përfshirjen në vendlindjen e tyre, sepse ata janë të rëndësishëm për atdheun e tyre.

Veseli theksoi se ky regjistrim do të evidentojë kapacitetet e diasporës, kapacitetet i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, ndërsa shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dyert i hapura për të gjithë bashkatdhetarët dhe tashmë organizon në mënyrë tradicionale “Dyert e hapura për diasporën”.

Përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, u shpreh i ngazëllyer me energjinë që ishte e pranishme gjatë hapjes së fushatës nga të rinjtë prezent aty dhe bëri thirrje për vazhdimin e investimeve në zhvillimin ekonomik të Kosovës, për të cilën Diaspora e Kosovës është shumë e rëndësishme.

Kjo fushatë do të zgjasë për një periudhë dy mujore me aktivitete të ndryshme në gjithë territorin e Kosovës, ku bashkatdhetarët që vizitojnë Kosovën do të kenë mundësinë që në ekipet mobile nëpër qytetet e Kosovës të regjistrohen.

diaspora kadri veseli - diaspora

Të ngjashme