Fillon aktiviteti për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 16:37 | Nga

Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është themeluar Këshilli Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së, të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë.

Të martën do të fillojë puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt.

Në të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.

Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme