Fillon faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 09:21 | Nga

Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se nga e mërkura mbrëma, do të nisë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

Aksioni do të fillojë pasi që sipas komunës parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas të dhënave të komunës, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6.000 hektarësh, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme