Fillon protesta për Haradinajn në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:02 | Nga

Në Mitrovicë ka filluar protesta gjithë popullore për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ky marsh është organizuar me moton ‘’Kundër fyerjes dhe padrejtësisë’’.

Në sheshin ‘’Isa Boletini’’ në Mitrovicë, janë mbeledhur qytetarë të shumtë për të përkahur Ramush Haradinajn duke kërkuar lirimin e tij nga autoritetet franceze.

Ndërkaq në parullat që qytetarët po mbajnë në duart e tyre shkruhet: ”Vuciq = Millosheviq”, ”Haradinaj është çlirimtar”, ”Kriminelët kërkoni në Serbi”, njofton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme