Financial Times për Bjeshkët e Nemuna: Duhet të quheshin të “Bekuara”

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 16:22 | Nga

Nuk do ta kuptoj kurrë se përse këto male quhen “Bjeshkët e Nemuna”, të bekuara do të ishte fjala më e përshtatshme.”

E përditshmja britanike “Financial Times” i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë.

Gazetari Martin Fletcher ka vizituar zonën ku kryqëzohen malet e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, pikërisht Bjeshkët e Nemuna.

Në videon e realizuar nga prestigjiozja, Shqipëria shfaqet mrekullisht e bukur ndërsa, gazetari përshkruan një historik të shkurtër fetar e politik të 3 shteteve.

“Mahnitëse”, e cilëson bukurinë e veriut të Shqipërisë gazetari ndërsa tregon për jetën e fshatrave dhe ushqimet e pijet tradicionale që ka konsumuar. Rakia, djathi, mishi, sallata, etj janë në listën e gjërave të bio që çdo turist duhet t’i provojë.

Nuk do ta kuptoj kurrë se përse këto male quhen “Bjeshkët e Nemuna”, të bekuara do të ishte fjala më e përshtatshme, janë fjalët që mbyllin reportazhin e transmetuar në një nga mediat më me zë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme