Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova e 66-ta

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 16:11 | Nga

Sipas Raportit vjetor të OKB mbi lumturinë në botë, Finlanda është vendi më i lumtur në botë ndërsa Burundi është i fundit. Në Ballkan surprizë është Kosova e cila shënon një përparim të dukshëm duke u renditur e 66-ta, ndërsa gjendja në Shqipëri është alarmante.

Qytetarët në Shqipëri, jo vetëm që nuk janë të lumtur por krahasuar me vitin e kaluar ata po shkojnë drejt dëshpërimit.

Raporti i cili përfshinë 156 shtete sipas treguesve ndër të cilët GDP, mbështetja shoqërore, pritshmëria e jetëgjatësisë me shëndet të plotë, liritë shoqërore, zemërgjerësia dhe mungesa e korrupsionit, e rendit Finlandën pesë vende më mirë në krahasim me vitin e kaluar, duke dal edhe para Norvegjinë e cila ishte e para në vitin 2017, që pasohet me Danimarkën, Islandën, Zvicrën, Holandën, Kanadanë, Zelandën e Re, Suedinë dhe Australinë.

Përkundër fjalëve të mira dhe inkurajimit që jep kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qytetarët përveç se braktisin vendin që ai drejton, ata nuk shohin as shpresë për të jetuar, komenton Gazeta Shekulli.

Të ngjashme