Fisnik Ismaili, keqardhje për rrahjen e Xharrës

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 09:24 | Nga

Pas lajmit për rrahjen e anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra, ka reaguar Fisnik Ismaili i Lëvizjes Vetëvendosje duke shprehur keqardhjen e tij, por edhe duke treguar se kush mund ta ketë kryer këtë akt të ulëte brutal.

“Sinqerisht po shpresoj se ata që të sulmuan kanë me u gjetë edhe dënue sa më shpejt. Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e ditur se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mundur me ta bë këtë, tu i njoftë çka janë në gjendje me bë…”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Postimi i plotë i Ismailit:

“Dhuna nuk arsyetohet me kurrgja, posaçërisht dhuna ndaj një gruaje, sado keqkuptime a inate që mundesh me pasë me të në shpi, punë, apo thjesht, në rrugë. Hiç kurrë.

Arbanë, njajtë si për ty, qashtu edhe për plot gra që janë abuzue e vra prej burrave të tyne, edhe për plot aktivista që janë rrehë e vra për shkak të bindjeve të tyne politike, edhe për plot studenta e nxanësa që po rrahen e vriten nëpër oborre të shkollave, unë s’kam me u ndalë tuj lypë drejtësi.

Qekjo shoqni, me qet sistem, po krijon bisha. Në mungesë të drejtësisë, këto bisha po e marrin lirinë me rrehë, dhunue e vra, pa frikë se kanë me u zanë. More, qoftë nga problemet familjare, politike apo fetare, ai që është i dhunshëm duhet me shkue n’burg. Pikë.

Sinqerisht po shpresoj se ata që të sulmuen kanë me u gjetë edhe dënue sa më shpejt. Por edhe sinqerisht po shpresoj që kurrkush nuk ta (keq)përdorë këtë incident për përfitime politike, duke e dijtë se kujt iu ke bashkëngjitë. E as mos e përjashto mundësinë që pikërisht ata vetë kanë mujtë me ta ba këtë, tuj i njoftë çka janë në gjendje me ba, e qe ti henez ke me e kuptue.

Të dëshiroj shërim të shpejtë, e të uroj angazhim të pashoq në luftën kundër dhunës, posaçërisht asaj ndaj grues. Qaty ku munden edhe rrugët me na u kryqye nganjëherë”, ka shkruar Ismaili.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme