Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në Empire State Building

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 11:35 | Nga

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar në Korenë Jugore, por njujorkezët kanë shijuar një pjesë të këtyre Lojërave kur Empire State Building shfaqi flamujt e shteteve pjesëmarrëse, transmeton Koha.net.

Ndërtesa më e lartë në New York është përkujdesur që të shfaqë edhe flamujt e Kosovës e Shqipërisë, si shtete pjesëmarrëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Kosova merr pjesë me vetëm një sportist. Skitari Albin Tahiri barti flamurin në parakalimin e shteteve në ceremoninë hapëse, derisa Shqipëria do të përfaqësohet nga Erjon Tol dhe Suela Mehilli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme