Fondacioni “Golden Eagle” nis ndërtimin e shtëpive

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 13:40 | Nga

Pas një muaji të fushatës “Dhuro 5 cent, për ndërtimin e shtëpive”, fondacioni humanitar “Golden Eagle” njofton se ka përzgjedhur tri familje për ndërtimin e shtëpive.

Ndërtimi i shtëpive do të fillojë të hënën, ndërsa tri familjet e para të përzgjedhura nga fondacioni janë nga rajonet e Drenicës, Ferizajt dhe Prizrenit.

Fondacioni, pas shqyrtimi të kërkesave të shumta, ka përzgjedhur familjen e Mentor Aliajt, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit; familjen e Fatmir Qazimit nga fshati Cërnillë, komuna e Ferizajt; dhe të Osman Krasniqin, nga lagja Arbanë e Prizrenit. Ndërsa shumë shpejt, pritet të përzgjidhen dhe 4 familje të tjera për ndërtimin e shtëpive.

Fondacioni humanitar “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex”, me 4 shkurt, ka nisur fushatën për mbledhjen mjeteve, për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë, ku për çdo produkt të shitur të pijeve “Relax”, do të ndahen nga 5 cent, dhe mjete e mbledhura do të shkojnë për ndërtimin e këtyre shtëpive.

Fushata e nisur në shkurt do të zgjasë deri në mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e këtyre shtëpive. I gjithë projekti pritet te kushtojë rreth 140 000 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme