Freedom House: Kosova shënon përparim në demokraci

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 08:57 | Nga

Kosova është renditur më mirë në raportin e fundit të Freedom House.

“Vendet në tranzicion, 2018”, matë përparimin dhe pengesat për demokratizimin e shteteve.

Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa shtatë është shkalla më e ulët e përparimit demokratik, Kosova ka marrë notën 4.93, ndryshe nga 4.96 sa e kishte një vit më parë.

Sipas gjetjeve të këtij raporti, Kosova vazhdon të këtë problem me nivelin e lartë të korrupsionit, sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe me qeverisje demokratike.

Pak më lartë është renditur edhe Shqipëria, e cila nga nota 4.14 në vitin paraprak, këtë vit ka marrë notën 4.11 që e renditë atë në kategorinë me demokraci gjysmë të konsoliduar.

Edhe shtetet tjera të rajonit si Serbia dhe Mali i Zi renditen në kategorinë e njëjtë, vende me demokraci gjysmë të konsoliduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme