FSK dhe Komuna e Prishtinës shpërndanë dhurata për fëmijët

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 09:54 | Nga

Nën organizimin dhe përkujdesjen e Ministrisë për Forcën e Sigurisë (MFSK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht Departamentit për Bashkëpunim Civilo – Ushtarak(BCU), në prag të festave të fund vitit, më një aksion tre ditor, është mbështetur projekti  “Ty Dashuri në Paketë” me dhurata nga nxënësit e shkollave të Prishtinës për fëmijët në institucione shkollore dhe ata në ambiente spitalore në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

FSK-ja ofroj mbështetje logjistike, transporti dhe mbështetje me personel për shpërndarjen e dhuratave të grumbulluara nga nxënësit e  shkollave  të Prishtinës, e që të njëjtat  më pastaj janë shpërndarë  tek moshatarët e tyre në shkollat e fshatrave të rrethit të Prishtinës.

Projekti “Ty Dashuri në Paketë” është realizuat nga fondacioni “Mute” në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim në Komunën e Prishtinës.

Aksioni i FSK-së është shtrirë në 15 shkolla, “SOS fshatin’’, Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë, etj.

Në këtë aksion mori pjesë edhe vet drejtori i Departamentit të BCU-së, Hajrush Kurtaj si dhe stafi i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme