Fuad Ramiqi tregon për shqiptarët në luftën e Bosnjës dhe ngjarjen e Srebrenicës

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 19:04 | Nga

Ngjarjen në Srebrenicë, ish pjesëmarrësi në luftën e Bosnjës, Fuad Ramiqi, po e cilëson si tradhti të dyfishtë.

Sipas tij shumica nga ushtarakët e kanë parë fillimisht si një tradhti nga ndërkombëtarët, përderisa kishin shpresuar që ushtria boshnjake do të mund t’i bënte ballë ndonjë sulmi të tillë.

“Srebrenica ka qenë një precedent që pa marrë parasysh që ajo zonë ka qenë e shpallur e sigurt, forcat serbe kanë kryer një masakër të papara që nga lufta e dytë. Ishte një tmerr, edhe pse i kemi parë lëvizjet ushtarake dhe e dinim që ajo zonë nuk do të mund te mbrohet, do të duhej të tërhiqej. Ishte një tradhti e dyfishtë, fillimisht nga ndërkombëtaret, dhe një tradhti e shpresës që nuk do të ndodh një dorëzim i forcave boshnjake, që ne nuk do të dorëzohemi asnjëherë” ka thënë Ramiqi në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje Ramiqi ka thënë që rasti i masakrës së Srebrenicës ishte një veprim i planifikuar me vite të tëra nga serbët, andaj edhe nuk kishte pasur mundësi që ushtarakisht të futeshin aty e t’ju ndihmohej viktimave.

Ndërsa ai ka shtuar se ka pasur dy arsye për t’ju bashkuar luftëtarëve në Bosnje, e që nuk ishte i vetmi.

Sipas Fuad Ramiqit shqiptari i vetëm që kishte shkelur në Srebrenicë ishte Halit Mazreku, i cili ishte pjesë e njësive helikopter.

“Të gjithë ne pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë e kemi pas një mundësi që të japin kontributin tonë për popullin tone, që të luftojmë armikun drejtpërdrejtë. Ndërsa arsyeja tjetër ishte se ne si ish ushtarak shqiptar të Ish Jugosllavisë, nuk kemi pasur mbështetje politike që të na udhëzojnë apo të na transferojnë diku. Përfshirja e shqiptarëve nuk ishte aksidentale, mirëpo ishte e vullnetshme”

“Një shqiptar i vetmi i cili ka arritur të shkelë në Srebrenicë ishte Halit Mazreku, i cili ka qenë pjesë e njësive helikopter që kanë bërë furnizimin me armatim të njësive kudo. Ai ka qenë një njeri që ka dhënë një kontribut shumë të madh” ka thënë Fuad Ramiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme