Fundjava me diell, mund të ketë riga të shiut

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 16:11 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik njofton  se mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqërojnë gjatë dy ditëve të vikendit.

Vranësirat gjatë ditës së diel, sipas IHMK-së, vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme