Fundjava me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 18:25 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që moti gjatë vikendit do të jetë i ndryshueshëm.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme