GAP: Qytetarët kanë njohuri mjaftueshëm për kompetencat e komunave

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 11:15 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përkundër bindjes se qytetarët nuk janë të njoftuar për përgjegjësitë e komunave hulumtimi që ka publikuar sot Instituti GAP tregon që qytetarët janë mjaft mirë të informuar rreth përgjegjësisë dhe kompentencave për shërbimet komunale.

Qëllimi i këtij hulumtimi është  matja e njohurive të qytetarëve me kompetencat e nivelit qendror dhe lokal dhe adresimi i përgjegjësive në mes të dy niveleve të qeverisjes, raporton Ekonomia Online.

Nora Latifi – Jashari, drejtoreshë ekzekutive në Institutin GAP, tha se zakonisht, gjatë fushatave zgjedhore kandidatët për kryetarë komunash japin premtime për zgjidhjen e problemeve edhe në fushat të cilat nuk bien në kompetencat e komunave.

“Si për shembull, janë dhënë premtime për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike, hapje te fabrikave, hapje të aeroportit, etj. Pastaj, pas marrjes së mandatit, kryetarët shpesh ankohen se prej tyre po kërkohet më shumë llogari se sa që kanë kompetenca”, tha ajo.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që të qartësohen kompetencat dhe të rritet vetëdija e qytetarëve të Kosovës me qëllim që të rritet angazhimi qytetar dhe presioni për ofrim të shërbimeve më të mira.

Bekim Salihu nga Instituti GAP tha se gjatë anketimit të qytetarëve nëpër komuna janë pyetur se a kanë njohuri se kush është përgjegjës për shërbimet komunale.

“Kur janë pyetur ata se kush është përgjegjës për mbledhjen e mbeturinave në lagjet e juaja 48 për qind e tyre e konsiderojnë që përgjegjës është komuna dhe kompania rajonale për mbledhjen e komunave”, ka thënë ai.

Sipas tij, qytetarët kanë pasur njohuri relativisht të mira sa i përket kompetencat e komunave.

“79 për qind e qytetarëve kanë thënë se përgjegjës për të ofruar furnizim me ujë është kompania Regjionale e Ujësjellësit. 5.5 për qind e qytetarëve kanë thënë se është Ministria e Zhvillimit Ekonomik përgjegjëse për furnizim me ujë. Gjithashtu qytetarët kanë thënë që komuna nuk ka mundësi për të rritur pagat për sistemin arsimor dhe shëndetësor. 32 për qind e qytetarëve kanë thënë që nëse hasin në një produkt me afat të skaduar do t’i drejtohen kompanisë. 6 për qind e qytetarëve nuk e dinë se ku duhet të drejtohen”, ka thënë Salihu.

Sipas tij, kjo tregon që ministritë dhe agjencitë duhet të bëjnë fushata vetëdijesuese në mënyrë që qytetarët të njoftohen se ku duhet të drejtohen nëse hasin në produkte të skaduara.

Instituti GAP ka zhvilluar një anketë në 38 komuna të Kosovës me 1,000 qytetarë të Kosovës ku popullata e përgjithshme është ndarë në bazë të përkatësisë etnike dhe vendbanimeve. Qytetarët janë pyetur për çështje të ndryshme të shërbimeve publike, si menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë të pijshëm, mirëmbajtjen e rrugëve, rritjen e pagave në arsim e shëndetësi, etj. Gjithashtu edhe nga ana e aspektit ligjor, ekziston një ndërthurje dhe konflikt kompetencash në mes të dy niveleve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme