Gashi: Mbretëria e Belgjikës të mbështes Kosovën për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 15:22 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais. Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për liberalizim të vizave, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gashi e vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti belg në konsolidimin e shtetit të Kosovës, respektivisht mbështetjes së institucioneve të zbatimit të ligjit.

Në këtë takim ai kërkoi që kjo mbështetje e Mbretërisë së Belgjikës të vazhdojë, sidomos në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.

Shefi i zyrës belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme