Gazeta irlandeze: Mafia kontrollon gjithçka në Veri të Kosovës

Prishtinë | 10 Shk 2018 | 10:06 | Nga

E përditshmja irlandeze, The Irish Times, ka shkruar një artikull për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe kontrollin që mafia serbe ka vendosur në Veri të Kosovës.

Për shumicën e serbëve në veri të Kosovës shqetësim shumë më i madh se hyrja në Bashkimin Europian, është frika në rritje nga mafia që sundon në këtë pjesë, shkruan Irish Times.

“Ata kontrollojnë gjithçka”, thotë Dragisa Miloviq, një doktor nga Mitrovica dhe aleat i Ivanoviqit.

“Bandat kriminale vendosin mes jetës e vdekjes”, thotë ai.

“Ata e vendosin kush do të bëhet kryetar, kush do jenë drejtorët e firmave serbe, kush do të punësohet nga ato firma. E kontrollojnë rrjedhën e parave në veri dhe kështu kanë të gjithë fuqinë, gjithashtu kontrollojnë edhe disa policë. Oliver e bënte me dije këtë”, pohon Miloviq.

Irish Times shkruan për Listën Serbe që kontrollon gjërat në aspektin politik në veri dhe që është e lidhur me partinë e Aleksander Vuçiq.

Për qëndrimet e Ivanoviq kundër Listës Serbe ai është cilësuar edhe tradhtar.

“Nuk pajtohesha gjithmonë me Oliverin, por s’kemi përse mendojmë të gjithë si Lista Serbe – nuk jemi në Korenë Veriore”, thotë Miloviq.

“Beogradi krijoi një parti që e do komplet të kontrollueshme, që mendon vetëm në një mënyrë. Prandaj ne deshëm të ndryshojmë gjërat, që të ketë pluralitet në mendime”./Klankosova/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme