Gazetari Hasimja organizon pastrimin e lagjes

Prishtinë | 11 Kor 2016 | 19:33 | Nga

Ka më shumë se një muaj që ndodhet një deponinë e bërllokut afër QKUK-së ose siç njihet ndryshe “Lagjja e Shkupit”.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës edhe pas shumë ankesave të banorëve, nuk ka ndërmarrë asgjë që ta largojë këtë deponi.

Por, duket që më në fund bërlloku do të largohet nga aty, por jo nga Komuna por nga iniciativa e gazetarit Milot Hasimja.

“Sot per pak minuta prita mysafir te kjo deponi ilegale….zotnine qe po e shihni ne fund, dul prej qerdhes me dy kanta edhe i gjuajti. Qerdhja gjendet 50 metra prej deponise, mundesia e epidemive dhe ckado tjeter eshte e madhe. Andaj une me iniciative te Luan Hasanaj nga “Ta pastrojme Kosoven” kemi vendos qe te MERKUREN, ORA 10 :00 ta pastrojme kete pjese, Bashkangjitu edhe ti”, ka shkruar Hasimja në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme