Gazetarja thotë se iu shkëput kontrata pasi ngeli shtatzënë

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:04 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetares Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatzënë.

“Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatzënë”, ka shkruar Halimi, në njoftimin e saj për AGK-në.

Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës “Zëri” pasi vendimi i menaxhmentit bie ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njëherësh veprimi i gazetës “Zëri” paraqet diskriminim të drejtpërdrejtë, thekson AGK.

“Shkëputja e marrëdhënies së punës në kohën e shtatzënisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës ‘Zëri’ të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaçërisht të grave”.

Për këtë rast me kërkesë të gazetares Senada Halimi, AGK thotë se ka njoftuar edhe Inspektoratin e Punës dhe pret vendim të shpejtë dhe të drejtë nga ky institucion.

AGK, po ashtu, inkurajon gazetaren Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme