Gecaj vizitë zyrtare në Hungari

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 08:36 | Nga

Zëvendësministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht,  József Czukor, këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez, i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Kosovës në Hungari, Luljeta Vuniqi, dhe zëvendësambasadori Asdren Gashi.

Në një takim jashtëzakonisht miqësor dhe konstruktiv u diskutuan rrjedhat politike kosovare, hungareze, por edhe më gjërë, me aksent në zhvillimin dhe përparimin më tutje të marrëdhënjeve miqësore dhe ndihmës e bashkëpunimit reciprok.

Gjithashtu u diskutua bashkëpunimi në fushën e pushtetit lokal, por edhe në shkëmbimin e përvojave në çasjen e ndërsjelltë ndaj komuniteteve pakicë.

Czukor premtoj ngritje përkrahjeje dhe bashkëpunimi, si dhe një vizitë të tij personale, por edhe të një delegacioni shtetëror hungarez në Kosovë.

Vizita e Gecajt në Hungari u realizua me ftesë të ambasadorit të Hungarisë në Kosovë,  Laszlo Markuszu për një vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme