Gjermania dëbon familjen kosovare, fqinjët kundër

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 10:58 | Nga

Rrahim Ferati (37-vjeçar) vjen nga një vend i sigurt, siç konsiderohet Kosova dhe kështu do të deportohet. Kjo është shumë e thjeshtë, pasi ligji thotë kështu. Ai po qëndron në Gjermani që 19 muaj.

Ai është integruar, ashtu si edhe gruaja 30-vjeçare, si dhe dy nga katër fëmijët e tij. Ai kishte punuar në kishën lokale ku kishte jetuar në Gjermani, aq sa i ishte lejuar. Ishin 80 orë në javë.

“Nëse ne nuk do ta kishim detyruar të qëndrojë në shtëpi, ai do të kishte punuar dy herë më shumë”, ka thënë një banor lokal i Guldental.

Katër javë më parë erdhi vendimi që familjes Ferati i ishte refuzuar azili. Komuniteti në Gjermani u mblodh për të angazhuar një avokat. Por, ka shumë pengesa. Familja shqiptare, duhet të kthehet menjëherë dhe të lajmërojnë se janë rikthyer vullnetarisht, në të kundërtën, ata do të kapen. Kjo ndodh zakonisht në agim, kur familja janë së bashku, pra fëmijët nuk janë në çerdhe ose në shkollë.

Angazhimi i avokatit duket se nuk do të sjellë sukses pasi është vonë. Banorët kanë dashur të paktën pak kohë që të mbledhin fonde për familjen Ferati, por arka e mbështetësve ka shkuar vetëm në 200 euro.

Në këtë rajon janë vendosur rreth 50 refugjatë, por shumica prej tyre nuk kanë shprehur dëshirën për integrim, derisa familja shqiptare me çdo kusht kishte dëshiruar të qëndrojë. Për këtë arsye banorët lokalë e kanë mbështetur.

Vetë familja Ferati është në depresion. Tani ai kthehet në Kosova, ku e presin shumë probleme dhe vuajtje. Në verë ai do të gjen ndonjë punë, por tani dimrit është shumë vështirë. Fëmijët e tij do të ecin 3 km në këmbë rrugës për në shkollë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme