Gjithçka gati për emërtimin e magjistrales me emrin “Beu Biden”

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 14:42 | Nga

Zyrtarë të lartë nga institucionet e Kosovës, kanë arritur në fshatin Sojevë të Ferizajt, vendin ku do të vendoset edhe pllaka me emrin “Beu Biden”, djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden.

Rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, do të mbajë emrin “Beu Biden”, në nder të djalit të zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, i cili kishte punuar në misione ndërkombëtare në Kosovë, raporton lajmi.net.

Për pak minuta pritet që kjo rrugë edhe zyrtarisht të mbajë emrin e djalit të djerë të numrit dy të SHBA-së.

Zëvendëspresidenti Biden, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku ndër të tjera, do të merr pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të kësaj magjistrale.

14054626_10210309262468157_1476161078_n

14030947_10210309304789215_1079049227_n

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme