Gjykata dënon 20 zyrtarë policorë me 20 vjet burgim për marrje të ryshfetit

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:07 | Nga

Gjykata Themelore e Prizrenit të enjten ka njoftuar se ka shpallur fajtorë 20 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për kryerje të veprës penale të marrjes së ryshfetit në bashkëkryerje gjatë patrullimeve në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Gjykata ka konstatuar se këta zyrtarë policorë me qëllim të mosshqiptimit të tiketave të trafikut ndaj kundërvajtësve në bashkëkryerje kishin marrë ryshfet dhe për këtë arsye ata nga shkalla e parë e gjyqësorit janë dënuar me gjithsej 241 muaj burgim, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, dënimet për këta zyrtarë policorë shkojnë nga 6 muaj deri në 31 muaj burgim.

Në anën tjetër, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se kjo organizatë kohë më parë këtyre 20 zyrtarëve ua ka shqiptuar masën e largimit nga puna.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme