Gjykata e Apelit ia ul dënimin Sami Lushtakut

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 23:09 | Nga

Gjykata e Apelit tashmë ka marrë vendim për grupin e ashtuquajtur “Drenica 1” dhe pritet ta bëjë publik gjatë ditëve të ardhshme.

Magazina.al merr vesh nga burimet e saj, se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur i pafajshëm për vrasjen për të cilën Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar me 12 vjet burg.

Tash Lushtaku do të vuajë vetëm 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës ishte shpallur fajtor për një vrasje, për të cilën gjykata nuk e di se kush është i vrari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme