Gjykata e Prizrenit vjet zgjodhi 43 643 lëndë, i mbetën mbi 17 mijë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 15:11 | Nga

Gjykata Themelore e Prizrenit ka prezantuar sot raportin vjetor të punës së saj për vitin 2017. Kryetari Ymer Hoxha me këtë rast tha se është zvogëluar numri i lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2017.

Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarrë në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2017.

Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2017 në përqindje ka qenë – Gjykata Themelore e Prizrenit me 136.57%, dega e saj në Suharekë me 213.23%, dhe ajo në Dragash me 98.90%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të Gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët, tha ai.

Statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, siç tha ai, i rëndon më tepër Divizioni i Kundërvajtjes, ndërsa lëndët me peshë, si ato të Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvogëlohet dukshëm.

Sipas kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtorë profesionalë, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë.

Të ngjashme