Gjyqtarët e ”luksit”

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:57 | Nga

Gjyqtarët kosovarë bëjnë jetë luksoze. Përveç pagave të majme kanë nën pronësi shtëpi e vetura të cilat vlejnë dhjetëra mija euro. Disa prej tyre janë zhytur edhe në borxhe për shkollim të bashkëshortëve e të tjerë kanë dëshmuar që janë meraklinjtë të tokave bujqësore, pasi në formularët e pasurisë kanë deklaruar toka në vlerë të 100 mijë eurove, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ankoheshin vazhdimisht për paga të vogla dhe thirreshin si të varfër, por deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka nxjerrë në pah pasurinë e tyre gati milionëshe.

Vetëm shtëpitë ku ata jetojnë kalojnë vlerat qindra mija euro dhe veturat të cilat i vozisin kushtojnë deri në 24 mijë euro.

Shumë prej tyre nuk kanë arritur t’i kryejnë as detyrimet financiare ndaj bankave për shkollim të bashkëshortëve.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka deklaruar pasuri prej gjysmë milioni eurosh, shkruan më tutje “Zëri”.

Mbi 500 mijë euro është vlera e pasurisë që Shala ka deklaruar në formularët e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Në këtë shumë përfshihet një shtëpi 150 mijë euro, lokal afarist 250 mijë euro, tokë bujqësore 120 mijë euro, shtëpi-lokal 51 mijë euro dhe veturën e tipit “Nissan Terano” me vlerë ta padeklaruar.

Shala nuk qëndron keq as me të hyrat vjetore, një pjesë të konsiderueshme, të cilën e siguron nga mëditjet që burim financimi kanë Gjykatën e Apelit, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK), Zyrën e Presidentit (ZKP), Odën e Përmbaruesve Privatë (SHRAP), (UNCHR), nga të cilat i siguron jo më pak se 5 mijë e 540 euro në vit.

Ndërsa merr dy paga një nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), 17 mijë e 532 euro, si dhe tjetrën nga PZAP-i, 5 mijë e 583 euro…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme