Golden Eagle e bënë me shtëpi një familje në Drenas (Foto)

Drenas | 23 Qer 2017 | 16:35 | Nga

Sot në fshatin Shtuticë, të Komunës së Drenasit, “Fondacioni Humanitar Golden Eagle”, ka bërë përurimin e një shtëpie të re, për nevojtarët.

Familja 6 anëtarëshe e Mentor Alijajt, deri më tani ka jetuar në kushte shumë të vështira për jetën, por nga kjo e premte ai më nuk do të brengoset për kulmin e shtëpisë.

Në prezencën e drejtorit të këtij fondacioni, Shaqir Palushi dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, Mentorit i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë.

Palushi ka thënë se ndjehet mirë që Fondacioni Humanitar Golden Eagle ka bërë që kjo familje në nevojë të ndihmohet, përmes ndërtimit të kësaj shtëpie.

Ai ka theksuar se fondacioni do ta vazhdojë punën e tij për të ndërtuar shtëpi edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës.

“Kjo është minimumi i asaj që ne mund të bëjmë për Drenicën. Mendoj se edhe donatorët tjerë dhe Qeveria e Kosovës duhet të bëjnë më tepër në këtë drejtim”, ka shtuar Palushi.

Ndërsa, i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se e falënderon drejtorin e këtij fondacioni, i cili sipas tij, e ka lehtësuar jetën e një familje dhe të një qytetari te Drenasit.

“Uroj që donacione të tilla të shpërndahen në qytete dhe fshatra të Kosovës. Mendoj se është zgjedhur vendi i duhur në Drenas, sepse fshati Shtuticë edhe vendi më i dëmtuar në këtë komunë. E kemi zgjedhur vendin e duhur familjen e duhur, ju falënderojmë edhe njëherë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme