Goranët e Serbisë duan të përfshihen në dialogun e Brukselit dhe Gorën distrikt

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 15:22 | Nga

Qytetare e Goranëve (Građanska Inicijativa Goranaca), si një organizatë e vetme politike e nacionale e goranëve në Serbi ka kërkuar sot nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, përfshirjen e përfaqësuesve të goranëve në dialogun midis Beogradit e Prishtinës dhe që komuna e Gorës (nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për Dragashin, apo për komunën paralele të Gorës – vërejtje jona) të marrë statusin e distriktit, transmeton Koha.net raporton e përditshmja e Beogradit, “Blic”.

Kryetari i Iniciativës së Goranëve (GIG), Orhan Draga, siç raportohet, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Bërnabiq, ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, dhe shefes së diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, me të cilën ua ka bërë të ditur atyre se Kryesia e GIG-ut kohë më parë ka kërkuar që komuna e Gorës të marrë statusin e distriktit.

Në letër, sipas “Blicit, theksohet se ky vendim vjen si rrjedhojë e synimit të goranëve që të ruajë specificitetet e tyre dhe vetëqenien në territorin e komunës së Gorës në Kosovë e Metohi, e duke pasur parasysh përpjekjet që po bëhen për arritjen sa më parë të marrëveshjes të me kompromis për Kosovën e Metohinë, që do të përcaktojë përgjithmonë edhe pozitën e goranëve .

Në letrën zyrtarëve më të lartë të Serbisë theksohet se goranët aq herë kanë dëshmuar besnikërinë dhe besimin në shtetin e Serbisë, kurse statusi i distriktit do t’u siguron në afat të gjatë stabilitet dhe prosperitet për komunitetin nacional të goranëve.

Goranët theksojnë se kërkesa e tyre për status distrikti të Gorës përputhet me strategjinë e Serbisë në lidhje me çështjen e Kosovës, përcjell Koha.net.

Goranët në Shqipëri, me qendrën Shishtavec, janë deklaruar me kombësi bullgare dhe tashmë atje mbahen disa manifestime që i mbështet Bullgaria. Një numër sish, sipas medieve të Tiranës, ka marrë shtetësinë bullgare, rikujton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme