Grabovci: Jam i gatshëm të pastrohem nga akuzat

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 12:44 | Nga

Ka përfunduar intervistimi nga Prokuroria e Shtetit i ish-nënkryetarit të PDK-së, Adem Grabovci për çështjen e aferës “Pronto”.

Pas intervistimit Grabovci u shpreh se është i gatshëm të pastrohet nga ky hetim.

“Jemi të gatshëm për tu pastru dhe për të dalë e vërteta në shesh”, ishte i vetmi prononcim i Grabovcit, pasi doli nga prokuroria, duke kërkuar se për çdo gjë tjetër të drejtohemi tek avokati i tij.

Grabovci arrin në Prokurorinë Speciale

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka ardhur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi të njëjtit i është dërguar ftesa nga organi i akuzës për intervistim, transmeton zeri.info.

Grabovci do të intervistohet në lidhje me hetimet që Prokuroria Speciale po zhvillon ndaj tij.

Prokuroria Speciale ka filluar hetimet ndaj Adem Grabovcit, më datën 26 gusht. Ai është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hetimet ndaj Adem Grabovcit kanë filluar pas publikimit të përgjimeve telefonike ku Grabovci bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, dëgjoheshin duke punësuar militant partiak nëpër borde të ndërmarrjeve publike.

 

22

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme