Gruas nga Skënderaj i kthehet të pamurit pas 44 vjetësh

Prishtinë | 17 Mar 2017 | 21:07 | Nga

Hafize Thaçi nga Skënderaj, është gruaja e cila për 44 vjet jetoi pa e parë dotë dritën e diellit.

Ajo u martua, bëri fëmijë, iu rritën, por asnjëherë deri sot nuk i pa.

Tashmë Hafizja pas më shumë se 4 dekadash mund të sheh burrin, por edhe fëmijët e saj.

Kjo falë shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila u mobilizua dhe arriti të grumbullojë 5 mijë euro me të cilat e realizoi operacionin në syrin e majtë në spitalin Eye Hospital në Prishtinë.

“O Zot, o Zot, mrekulli e madhe. Paskam jetu 44 vite në burg, tash po i shoh femijet e mi. Alo, a je Halili, pasha Zotin po shoh, po shoh edhe mirë bile”.

Këto ishin fjalët e para pas operimit të Hafizës, e cila të parin e telefonoi organizatorin e kësaj ngjarjeje Halil Kastratin.

“Mbrëmë më thirri në telefon, na bëri me lot gëzimi kur na tha që: Unë po shoh o Halil”, tregon ai duke shtuar se ndjehet shumë i lumtur që ishte shkaktar që asaj t’i kthehet të pamurit.

Po kësaj familje kjo shoqatë para një muaji i kishte blerë edhe banesë, pasi që jetonin në gjendje të mjerueshme.

Për më shumë shikojini videon.

Shume prekese Mos e le pa e shikuarLot gezimiMrekulli e madhe, pas 44 viteve i vjen shikimi fal bamiresveSHIKOJE SHPERNDAJE

Posted by Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit on Friday, March 17, 2017

Të ngjashme