GSJP: Institucionet s’i plotësuan obligimet e MSA-së

Prishtinë | 17 Sht 2016 | 14:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) në një konferencë për media prezantuar raportin “Vlerësimi i punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”.

Në gjashtëmujorin e këtij viti ka dështuar zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në, duke mos përmbushur veprimet që janë paraparë të realizohen në këtë periudhë.

GSJP thekson se nga 158 veprime institucionet e Kosovës i kanë përmbushur vetëm 44 veprime, pra më pak se 1/3 e tyre, apo vetëm 27% të totalit të këtij gjashtëmujori.

Albana Merja, hulumtuese në GSJP ka thënë se aftësia e institucioneve për ta hartuar bazamentin ligjor mbetët e ulët.

“Kjo është reflektuar posaçërisht në dështimin e miratimit të ligjeve nga agjenda e paraparë legjislative. Këtë 6 mujor janë miratuar më pak se gjysma e ligjeve të planifikuara”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në bazë të monitorimit që kanë bërë “sikur asnjëherë më parë reflektojnë mungesën e vullnetit të institucioneve të Republikës së Kosovës për të arritur objektivat e parapërcaktuara nga MSA-ja”.

Raporti i këtij grupi përmban po ashtu një vlerësim të detajuar të progresit dhe sfidave në përmbushjen e kushteve të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA).

Sipas analizës së GSJP-së nga të dhënat e monitorimit dhe vlerësimit del se aftësia e institucioneve për të hartuar bazamentin ligjor në linjë me ‘Acqui’ mbetet e ulët; mungon bashkëpunimi proaktiv ndërinstitucional; mungon ndarja e qartë e përgjegjësive brenda institucioneve; mungon vullneti politik…

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në tetor të vitit 2015, Qeveria e Kosovës mori përsipër një sërë obligimesh dhe detyrash në kuadër të kësaj marrëveshje. Në mënyrë që të arrihen të gjitha objektivat që rrjedhin nga MSA-ja, Qeveria e Kosovës miratoi Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA), duke obliguar të gjitha institucionet përgjegjëse për të kryer detyrat në zbatim të kësaj Marrëveshje.

Ky mbetet dokumenti kryesor nacional i politikave për aderimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, prandaj nevojitet angazhim maksimal nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.

Të ngjashme