Gucati: Nuk e përkrahim protestën e sotme

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 10:32 | Nga

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati si dhe ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi,  nuk do të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar sot kundër manipulimeve me invalidë të luftës dhe me lista të veteranëve.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se këtë protestë nuk do ta përkrahin.

Ai potencoi se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të protestojë për pakënaqësitë e tyre.

“Kjo protestë nuk është në emër të organizatës  por në emër të disa veteranëve. Ata janë të pakënaqur me pensionet e tyre dhe secili ka të drejtë të protestojë. Ne nuk do t’i përkrahim”, theksoi Gucati.

Ndërsa, ish-kryetari i KMDV të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tregoi se nuk ka asnjë  informacion rreth kësaj proteste.

“Nuk kam informacion se kush e ka organizuar këtë protestë. Nuk do të marr pjesë”, u shpreh shkurt për Telegrafin Qeriqi.

Ndryshe, protesta do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, nga një grup i veteranëve të UÇK-së.

Të ngjashme