Hajdari: Adem Grabovci do të intervistohet sërish për përgjimet

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 11:12 | Nga

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari e që po udhëheq hetime ndaj Adem Grabovcit lidhur me përgjimet “Dosja e Shefave”, ka deklaruara se Grabovci do të thirret edhe një herë nga prokuroria për intervistim.

Por Hajdari lidhur me këto hetimet kanë nisur qysh në shtator të 2016-ës, ka thënë për Kosova 2.0 se ende nuk e di nëse do të ketë aktakuzë ndaj Grabovcit.

“E kam thënë edhe më herët që do t’i japim mundësi Grabovcit që të përgjigjet në të gjitha provat kundër tij. Ne e kemi ftu në fillim atëherë dhe ka refuzu që të përgjigjet pra e ka shfrytëzu të drejtën e mbrojtjes dhe tash do ta ftojë edhe njëherë për të intervistuar”, tha ajo.
Sipas prokurorisë Grabovci “ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për ta siguruar pushtetin politik dhe ndikimin mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike të Republikës së Kosovës”.

Megjithatë, prej atyre bisedave nga përgjimet që janë publikuar, bëhet fjalë për disa biseda apo pazare për poste publike, plane të cilat Hajdari ka pohuar se nuk janë realizuar.

E pyetur se sa realisht ka bazë ligjore për të ngritur aktakuzë ndaj Grabovcit për këto pazare, Hajdari ka thënë se pikërisht kjo është pjesa për të cilën i duhet akoma kohë për të analizuar provat që ka.
“Unë nuk thashë që do të ngritet aktakuza së pari. Nuk mundem me prejudiku, mirëpo jam në fazën e analizimit të të gjitha provave, sepse disa plane për punësim nuk janë realizuar”, tha ajo.

Megjithatë nuk ka mohuar se ekziston mundësia që të kërkohet dënimi për vepër në tentativë për deputetin e PDK-së Adem Grabovci.

“Po kjo është e mundur”, tha Hajdari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme