Hakerët serbë sulmojnë faqen e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 17:35 | Nga

Hakerët serbë kanë sulmuar llogarinë zyrtare në “Twitter” të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Faqja e Ambasadës së Shqipërinë në shtetin e Kosovës është sulmuar gjatë ditës së sotme dhe në të është vendosur një parullë: “Kosova është Serbi”, por se pas disa minutash, faqja u mor sërish nën kontroll.

Në faqe ishte shkruar nga ana e hakerëve kjo fjali: “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme, e të vetëshpallura në vendin tonë historik”.

Hakerët kanë shkruar edhe se Franca është mike e tyre, e Serbisë dhe e popullit serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme