Haliti: Marrëveshja Rama-Basha, akt i guximshëm

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 14:14 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës në detyrë Xhavit Haliti, ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet forcave politike në Shqipëri, duke thënë se është një akt i guximshëm dhe pozitiv në dobi të vendit.

“Marrëveshja e arritur në mes dy forcave kryesore politike në Shqipëri, PS-së dhe PD-së, për t’i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike është akt i guximshëm dhe shumë pozitiv qytetar dhe politik, i cili tregon gatishmërinë e tyre për t‘i tejkaluar interesat e ngushta dhe përmes dialogut të gjejnë zgjidhje politike në dobi të vendit”, ka shkruar Haliti në rrjetin social Facebook.

“Përgëzime për aktorët kryesorë të kësaj marrëveshjeje si dhe mbështetësit e saj si nga BE ashtu dhe nga ShBA”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme