Hamza në Paris informon pjesmarrësit me kushtet që ofron Kosova për investitoret e huaj

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:50 | Nga

Ministri Bedri Hamza merr pjesë në takimin e lartë të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional në Paris, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Financave Bedri Hamza, në shoqërim të presidentit të shtetit Hashim Thaçi, po merr pjesë në takimin e lartë të Këshillit të Biznesit të MEDEF Internacional, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Me këtë rast, Ministri Hamza i informoj pjesëmarrësit me kushtet që ofron Kosova për investitorët e huaj, me këtë rast edhe ata francez, si dhe theksoi për lidhjen e fortë që ka Kosova me diasporën.

Ai bëri të ditur se Kosova ka bërë shumë reforma dhe është duke bërë në vazhdimësi, këtë e dëshmon edhe Raporti i Bankës Botërore. Në tri vitet e ardhshme pritet që Kosova të ketë rritje ekonomike mbi 5 për qind.

“Kemi sistem tatimor të thjeshtë, tatojmë vetëm 10 për qind në Korporata. Kemi marr masa për reforma fiskale, kemi liruar nga tatimi doganor lëndën e e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit dhe TI-së. Po ashtu kemi liruar nga tatimi i akcizës lëndët ndihmëse. Jemi të lumtur që tani kemi parë rezultate pozitive në rritje të prodhimit”, shtoi Ministri Hamza.

Ministri Hamza bëri të ditur se “Kosova ka infrastrukturë rrugore të mirë dhe kemi filluar me përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore. Jemi duke punuar për thjeshtëzim të procedurave doganore për kalim të kufirit në mënyrë që këto rrugë të shfrytëzohen sa më shumë nga ana e gjithë biznesit, duke përfshirë edhe bizneset e shteteve tjera gjatë kalimit tranzit”.

“Sistemi bankar në Kosovë është shumë stabil, 75 për qind bankat në Kosovë janë në proces ndërkombëtar, kredit jo performuese janë vetëm 3.5 për qind, gjë që është më e ulëta në rajon dhe në Evropë. Kosova gjithashtu ka borxhin më të ulët në rajon dhe jemi të kujdesshëm me borxhin, ne gjithmonë do të marrim borxh i cili do të na kthehet në zhvillim të vendit” tha Ministri Hamza.

Ai gjithashtu theksoi se ne jemi popull që e çmon shumë lirinë dhe e kuptojmë se garanci e lirisë është zhvillimi ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme