Hapësira e gjelbëruar “shndërrohet” në parking

Prishtinë | 10 Tet 2016 | 18:15 | Nga

Një shofer i pandërgjegjshëm ka parkuar veturën e tij në hapësirën e gjelbëruar, megjithëse në afërsi ka vend-parking të mjaftueshëm.

Një banor i kompleksit në Dardani të Prishtinë, i cili ia ka dërguar fotografitë agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, tha se këto hapësira të gjelbëruara janë rregulluar me shumë mund, duke dhënë një pamje të bukur në këtë vend që për shumë vite ka qenë baltë e zhavorr.

“Por, shoferë të pandërgjegjshëm, sikur ky, parkojnë në barë, vetëm pse përtojnë me i grah edhe disa metra më tutje, në anën tjetër të rrugës, ku është gati një hektar vend për me parku”, tha ky banor, i cili preferon që emri mos t’i publikohet.

Ai tha se e ka lajmëruar policinë që vetura të tërhiqet me merimangë, por nuk ka hasur në gatishmërinë e tyre për të dalë në vend të ngjarjes.

auto1

auto2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme